Video

UEFA e lanson video-reportazhin e dytë për rrugëtimin e Ballkanit në Evropë

UEFA e ka lansuar video-reportazhin e dytë të rrugëtimit historik të Ballkanit në garat evropiane.

Shtëpia e futbollit evropian përmes UEFA TV, në pjesën e dytë të këtij video-reportazhi e vazhdon përshkrimin e rrugës që e bëri kampioni kosovar, i cili u kualifikua për herë të dytë radhazi në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, shkruan “Gazeta Express”.

Këtë radhë, protagonist i këtij klipi të shkurtër ishte qendërmbrojtësi i ekipit Portokalli, Bajram Jashanica.

Ballkani do ta zhvillojë të enjten ndeshjen vendimtare në Conference League ndaj Dinamo Zagrebit.

Me një fitore eventuale në Kroaci dhe nëse i konvenon edhe rezultati i ndeshjes tjetër të grupit, ekipi i Ilir Dajës mund ta sigurojë kualifikimin historik në fazën tjetër të kësaj gare.