UEFA do ta dënojë Rumaninë për shkak të thirrjeve “Kosova është Serbi”

Komisioni disiplinor i UEFA-s ka nisur hetimet kundër Federatës rumune të futbollit.

Rumunët sërish janë gjendur në “tapet” për shkak të thirrjeve raciste dhe mbishkrimeve në tribuna në ndeshjen kundër Serbisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Tifozët e Rumanisë në ndeshjen kundër brohoritur “Kosova është Serbi”, por në mënyrë raciste i kanë lënduar edhe hungarezët fqinj, shkruan Ballkani.info.

Në tribuna po ashtu ishte shpalosur edhe një mbishkrim ku shkruante se migrantët janë të lidhur me terrorizëm.

Komisioni disiplonor më 25 tetor do të merr vendim për këtë rast. /Ballkani.info/