Ueb faqja e Qeverisë së Kosovës dhe Agjencisë për Informim dhe Privatësi jashtë funksionit

Ueb faqja e zyrës se kryeministrit dhe Agjencisë për Informim dhe Privatësi, janë jashtë funksionit. Demokracia.com ka provuar të qaset më këto ueb faqe qeveritare por nuk kanë funksionuar.

Redaksia ka tentuar të marrë një përgjigje nga Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës për të pyetur nëse bëhet fjalë për sulm kibernetikë, mirëpo ky i fundit nuk është përgjigjur thirrjeve tona.

Kujtojmë se sulmet kibernetike ndaj ueb faqeve të Qeverisë së Kosovës janë shtuar që nga nisja e luftës në Ukrainë.

Po ashtu sulmet kibernetike janë shtuar edhe në vendet fqinje si në Shqipëri dhe në Mal të Zi./ Demokracia.com