Gjatë udhëtimit me autobus nëpër Refrewshire të Skocisë, udhëtarët u ballafaquan me një situatë të palakmueshme.

Një gjarpër i gjatë një metër e gjysmë, doli nga çanta e një udhëtarit, pasi ky i fundit nuk e mbylli mirë çantën.

Megjithatë, konduktori i autobusit arriti ta kapë gjarprin dhe ta dorëzojë tek pronari i tij.

“Konduktori jonë Mick, arriti ta kapte gjarprin dhe t’ia kthente pronarit, derisa nuk e sulmoi asnjërin nga udhëtarët” thuhej në raportin e kompanisë transportuese.

Që nga tani e tutje, është kërkuar që udhëtarët të kujdesen mirë për kafshët që i transportojnë me autobus.