Udhëheqësi i Hamasit, objektivi kryesor i Izraelit

Lufta e përgjashme midis Izraelit dhe Palestinës vazhdon të shkaktojë qindra viktima dhe të plagosur. Por synimi i Izraelit tani është udhëheqësi i Hamas. Një zëdhënës i ushtrisë së Izraelit, gjeneral Hidai Zilberman, tha: “Gjatë gjithë operacionit ne kemi tentuar të vrasim Mohammed Deif. Ne jemi përpjekur ta vrasim atë disa herë.”

Ai nuk dha detaje të mëtejshme, por disa raporteve të sigurara nga mediat Deif ka arritur t’i shpëtojë sulmeve të fundit ajrore izraelite.

Deif është kreu i krahut ushtarak të Hamasit dhe ka qenë në krye të listës së “më të kërkuarve” të Izraelit për vite me radhë. Ai ka arritur tu shpëtojë përpjekjeve të ushtrisë izraelite për ta vrarë në disa raste, përfshirë edhe në konfliktin e fundit në 2014 kur gruaja dhe një nga fëmijët e tij u vranë.