U vetëmjekuan kundër COVID-19/ Burri vdes, gruaja në gjendje kritike

Një burrë në Arizona vdiq pasi u vetë-mjekua kundra koronavirusit.  

Gjithashtu dhe gruaja e tij është në gjendje kritike pasi të dy morën fosfatin klorokuin, i cili është një përbërës që gjendet në pastruesin e rezervuarëve të peshkut, raporton FoxNews.

Fosfatin klorokuin gjendet gjithashtu në një ilaç anti-malarie i cili është provuar si një trajtim për koronavirusin, pavarësisht mungesës së studimit mbi të ose miratimit nga agjencitë federale të shëndetit.  

U vetëmjekuan kundër COVID-19/ Burri vdes, gruaja në gjendje kritike

Cifti, të dy në të 60-at, kërkuan ndihmë të menjëhershme në spital brenda 30 minutave nga konsumimi i ilaçit, i cili normalisht përdoret në akuariume për të pastruar rezervuarët e peshkut, sipas Banner Health, i cili është me seli në Arizona.  

“Duke pasur parasysh pasigurinë rreth COVID-19, ne e kuptojmë se njerëzit po përpiqen të gjejnë mënyra të reja për të parandaluar ose trajtuar këtë virus, por vetë-mjekimi nuk është mënyra për ta bërë këtë,” thanë Dr. Daniel Brooks, Banner Poison dhe Drug Drejtori Informacionit mjekësor i qendrës.  

“Gjëja e fundit që ne duam tani është të shohim departamentet tona të urgjencës me pacientë që besojnë se gjetën një zgjidhje të paqartë dhe të rrezikshme, që mund të rrezikonte potencialisht shëndetin e tyre.