Dimal Bashës së LVV-së i ka shkuar huq përpjekja për t’u dukur i veçantë para ministrit të Jashtëm Italian Luigi Di Maio, i cili të martën vizitoi Kosovën.
Deputeti i LVV-së, vendosi të vishet me rroba që kishin ngjyrat e flamurit italian, mbase për t’i rënë në sy kryediplmatit nga Roma.
Por duket se e tëra ishte një dështim.
Basha për Gazetën inFokus ka folur për veshjen e tij që thotë se nuk ishte dedikim për Di Maio.
“Unë nuk jam vesh për ministrin jam vesh për Italinë’, ka thënë Basha.
Por a e vërejti mysafiri italian dukjen e “veçantë” të deputetit të LVV-së? “Nuk jam taku hiq me të”, ka thënë shkurt Basha








