U varros Remzije Kamberi Krasniqi, e cila të hënën u vra nga vjehrri i saj në Prishtinë (FOTO/VIDEO)

Në varrezat e qytetit të Prishtinës i është dhënë lamtumira e fundit Remzije Kamberit Krasniqit, e cila pardje mbeti e vrarë nga vjehrri i saj, Hasan Krasniqi në lagjen ‘Dardania’ të Prishtinës.

Para varrimit të së ndjerës, familja e Remzijes ia ka falur gjakun familjes Krasniqi, shkruan Ballkani.info.

E pamja për Remzijen do të mbahet në familjen e saj, Kamberi.

Bashkëshorti i saj, Kreshnik Krasniqi, hendbollist i njohur i Prishtinës, ishte i pranishëm në varrim.

Hasan Krasniqi të hënën la të vdekur fillimisht gruan më pas renë dhe në fund vrau edhe vetën. /Ballkani.info/