U tha se nxori bllof emisionin se është me skenar, reagon Juli

Juli reagoi pas ‘zhurmës’ rreth skenarit të “Përputhen”.

Kohë më parë, Juli me anë të një videoje solli pamje nga prapaskenat e takimit të tij me Antonelën.

Në atë video shihen edhe disa anëtarë të produksionit, teksa Juli i drejtohet një vajze që kishte disa letra në duar.

“Skenar në dorë”, dëgjohet duke thënë Juli dhe kjo deklaratë bëri të besojnë se edhe takimet po zhvillohen me skenar.

Ani pse vajza mohoi të jetë skenar dhe Juli thoshte më pastaj se nuk është për ta, por ndjekësit ishin të bindur se është pikërisht skenar për takim.

Së fundi, autorja e programit, Olsa Muhameti postoi një video, në të cilën në një faqe wordi tregonte skaletën e “Përputhen Prime”.

Atë postim e shpërndau Juli në InstaStory, duke thënë se ani pse ajo thotë skaletë, të tjerët e marrin si skenar.