U tha se nuk flisnin me njëra-tjetrën, Nicola Peltz thyen heshtjen dhe tregon ç’po ndodh mes saj dhe Victoria-s

Nicola Peltz ka thyer heshtjen duke sqaruar thashethemet për një grindje mes saj dhe vjehrrës, Victoria Beckham. 27-vjeçarja u përfol se ishte përfshirë në një konflikt me stilistin Victoria, 48 vjeç, pas martesës së saj me Brooklyn në prill.

Fansat kishin vënë re se dyshja dukeshin më të largëta në mediat sociale pas dasmës luksoze, por tani Nicola ka komentuar gjithçka dhe shkakun se përse nuk veshi një fustan nusërie të dizajnuar nga Victoria Beckham për ditën e saj të madhe.

“Unë do ta vishja dhe doja shumë, dhe më pas disa muaj më vonë, ajo e kuptoi që atelieja e saj nuk mund ta bënte fustanin, kështu që më pas u desh të zgjidhja një tjetër. Ajo nuk tha që nuk mund ta veshësh fustanin tim; unë nuk thashë që nuk doja ta vishja krijimin e saj. Kaq është e gjitha,”-sqaroi ajo.

Ndërkohë, Brooklyn Peltz (ka vendosur ai ta ndryshonte mbiemrin nga Beckham) këmbënguli se gjërat janë në rregull, ndërsa shtoi: Kam mësuar se ata (mediat) gjithmonë do të përpiqen të shkruajnë gjëra të tilla. Gjithmonë do të përpiqen të ulin njerëzit. Por të gjithë shkojmë mirë, që është gjë e mirë.

Thashethemet nisin pas dasmës së çiftit, pasi Victoria dhe Nicola nuk ndanë shumë shkrepje së bashku, ndërsa dhe në ato që ishin bashkë, nuk pozonin pranë njëra-tjetrës. Duke ngjallur kështu dyshimet se mes tyre kishte pakënaqësi./ mirror.co.uk