U tha se kjo veturë luksoze është e Shpend Ahmetit, mësohet a e ka blerë ai

Në rrjetin social po qarkullon një fotografi ku shihet kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në një veturë luksoze.

Kryetari Ahmeti shihet i ulur në anën e shoferit brenda makinës të tipit BMW. Pas publikimit të kësaj fotografie, kanë shpërthyer një mori akuzash ndaj tij se si një socialdemokrat që kishte shiti veturën e ish kryetarit të komunës ka blerë një veturë të tillë.

Lajmi.net ka pyetur Ahemtin se a është ai pronarë i veturës ku shihet brenda saj. “Natyrisht që jo”, ka thënë shkurt Ahmeti pa komentuar më shumë.

Sipas deklarimit të fundit të pasurisë, kryetari Ahmeti ka shkruar se posedon një veturë të tipit “Skoda Superb”, e cila thuhet se ka vlerën 6000 euro dhe se është përfituar në vitin 2009 nga të hyrat vetjake.