kërcënim

U tha se kërcënoi Shaqir Totajn, Zafir Berisha thotë se është keqkuptuar

Zafir Berisha është deklaruar lidhur me raportimet se ai ka kërcënuar kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj. Totaj ka njoftuar Policinë se është kërcënuar nga Berisha përmes telefonit, shkruan Gazeta Express.

Berisha në emisionin DPT te Fidani në T7 tha se është keqkuptuar.

“Nuk e di, unë fjalën kërcënim e marrë më ndryshe,. Nga zhargoni i jetës së përditshme ndoshta kam përdorur ndonjë shprehje. Por jam keqkuptuar, por megjithatë ka kaluar dhe jeta vazhdon”, ka thënë Berisha.

Ai shton se përdor një gjuhë ndryshe nga politikanët tjerë, andaj ka pasur keqkuptime.

“Shiqo, unë thash nuk jam shabllon i gjithë atyre që merren me politikë. Unë në jetën private dhe publike përdori gjuhë jo të zakonshme por nuk ka qenë diçka tragjike”, shtoi ai.