Evi Reçin

U tha se është në lidhje me Evi Reçin, MC Kresha shpjegon gjithçka

Ditën e sotme në media të ndryshme ka qarkulluar lajmi se dy artistët e dashur, Evi Reci dhe MC Kresha janë në një lidhje sentimentale prej 2 vitesh.

Duke marrë shkas nga ky lajm RevistaWho.Com ka kontaktuar me reperin e njohur dhe ka arritur të marrë një prononcim për këtë çështje. “Është totalisht e pavërtetë! Me Evi Reçin njihem, jemi takuar dy herë në jetë. Si mund të kesh lidhje disavjeçare me një person që e ke takuar vetëm 2 herë në jetë?”,-u shpreh reperi i suksesshëm.

Siç edhe vetë reperi ka zbuluar ky lajm është totalisht i pavërtetë, pra një lidhje mes tij dhe këngëtares nuk ekziston.