U tha se dueti i Capital T dhe Ledri Vulës ka thyer rekord klikimesh për një ditë, por menaxheri i Taynës thotë ndryshe

Capital T dhe Ledri Vula para pak ditëve kanë lansuar bashkëpunimin e parë.

Kënga ‘DMP’ nga Ledri dhe Capital T e publikuar të premten ka marrë komente shumë pozitive nga audienca, dhe brena pak orëve arriti të arkëtoj miliona klikime.

Dyshja thanë se ky projekt ka thyer rekord klikimesh për 24 orë, por me faktet e paraqitura menaxheri i Taynës, thotë ndryshe.

Ai ka ndarë një fotografi në Instagram, ku paraqiti numrin e klikimeve të arritura brenda 14 orëve nga dueti i Taynës me Mozzik ‘Edhe ti’.