U tha që u përleshën dhe u largua nga emisoni: Kthehet Rezart Veleshnja

Aktori shumë i dashur për publikun, Rezart Veleshnja i ka munguar emisionit “Shiko kush luan” në puntatat e fundit.

Fillimisht në rrjet u tha se ai ishte larguar pas një sherri me Luanën, mirëpo aktori i hodhi poshtë këto lajme.

I ftuar në “Wake up”, Rezarti rrëfeu se nuk është larguar, por ka qenë shumë i zënë me “Portokalli” dhe me disa punë private. Po ashtu, ai tha se me Luanën ka një marrëdhënie shumë të mirë.

Pas gjithë kësaj situate, Rezarti është shfaqur sërish ditën e sotme në provat e “Shiko kush luan”. Në disa video të publikuara në Instastory, aktori shihet i maskuar, ndërkohë që këndon dhe i bie kitarë.