U sulmua stafi mjekësor në QKUK

Policia sot ka informuar se dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, QKUK një burrë, si pasojë e një rasti që ka pasur, i ka penguar dhe sulmuar një femër dhe një mashkull kosovar, staf mjekësor.

Sipas policisë, viktimat nuk kanë marrë tretman mjekësor.

Pas intervistimit në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.