Fotografia e një pjesëtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në duar me armën anti-blindë me origjinë nga Suedia, “Carl Gustaf”, u shpërnda së fundmi si blerje e re e Kosovës në kuadër të furnizimit me pajisje dhe sisteme të reja të armatimit.

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci e mohoi këtë gjatë një interviste për Klan Kosova, teksa tregoi se Republika e Kosovës është në proces të blerjeve tjera të sistemeve anti-tank, përveç “Javelinëve” që tashmë janë procedurë të prokurimit.
“Ne gjenerojmë shumë mundësi gjatë procesit të analizës dhe hulumtimit të tregut, normalisht Carl Gustaf sigurisht mund të ketë qenë një ndër opsionet, mirëpo ne kemi tanimë sistemin anti-tank Javelin i cili po prokurohet, e kemi pasur më herët të blerë sistemin Omtas nga Republika e Turqisë, e cila poashtu është një ndër sistemet më moderne të aspektit anti-tank, dhe gjithashtu jemi në proces të blerjes së sistemeve anti-tank nga vendet tjera, por jo Carl Gustav .” – ka treguar Maqedonci gjatë kësaj interviste.
VIDEO BONUS:







