Viti

U shkaktoi dhunë prindërve të tij, arrestohet i dyshuari në Viti

Nëna në Viti ka thënë se është sulmuar verbalisht nga djali i saj, e më pas ka thënë se ajo dhe burri i saj përjetojnë dhunë nga i dyshuari.

“DHUNË NË FAMILJE- Viti / 09.12.2023 – 16:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar verbalisht nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar. Ankuesja ka deklaruar se ajo dhe bashkëshorti i saj, në vazhdimësi përjetojnë dhunë nga i dyshuari”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.