U shfaq i brengosur, Kiara i reagon Luizit: Zgjohem dhe fle përballë teje, vazhdo përpara luani im

Banori i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, është shqetësuar së fundmi për Kiara Titon.

Ai tha se nuk e di se si e sheh nga jashtë partnerja e tij, çfarë bën apo se çfarë lajmesh është duke lexuar gjatë kësaj periudhe.

Një reagim në lidhje me këtë nuk mungoi as nga Kiara, e cila ka shpërndarë në InstaStory videon ku artisti shkodran shfaqet duke biseduar me Visin.

Ajo thotë se është me të 24/24 duke treguar mbështetjen e vazhdueshme për të dashurin.

“Zgjohem dhe fle përballë teje. 24.24 vetëm me ty”, nis fillimisht shkrimi i moderatores për Luizin.

“Vazhdo përpara luani im”, shtoi më tej ajo.

Në një intervistë dhënë për “Fan Club” menjëherë pas daljes, Tito tha se i duket se i ka ikur një pjesë e shpirtit.

Përkundër se nuk shkoi në finale, moderatorja u shpreh se mes tjerash ka fituar dashurinë e jetës.