U shfaq bashkë me Mozzikun në dokumentar, Loredana ‘trazon’ rrjetin me këtë veprim

Loredana dhe Mozzik çdo ditë japin sinjale të ribashkimit.

Loredana Zefi dhe Mozzik që prej kohës kur e kanë deklaruar ndarjen, vazhdojnë të komentohen shumë.

Së fundi, ata janë parë në shumë vende bashkë, duke lënë të kuptohet se janë ribashkuar, ani pse një gjë të tillë nuk e kanë pranuar.

Në pjesën e re të dokumentarit, Loredana u shfaq bashkë me Mozzikun, ku u panë në një poligon duke shtënë me armë.

Pikërisht këtë pjesë, reperja e veçoi nga dokumentari, duke publikuar fotografinë të shoqëruar me një emoji zemërimi.

Se si do të vazhdojë ‘telenovela’ e këtij çifti, mbetet të shihet ditëve në vijim.