U rritet dënimi tre personave që kishin kryer një vrasje në lumin ‘Sitnica’

Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin në çështjen penale kundër të akuzuarve L.A., R.A dhe Q.Xh., të Aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, i datës 23.12.2019.

Sipas njoftimit, të akuzuarit L.A. i cili është shpallur fajtor, për shkak të veprës penale në bashkëkryerje “Vrasje e rëndë” dhe veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” i është ashpërsuar dënimi me burgim nga 18 në 22 vjet.

Të akuzuarës R.A dhe akuzuarit Q.Xh., të cilët nga Gjykata e Apelit janë shpallur fajtor për shkak të veprës penale në bashkëkryerje “Vrasje e rëndë” u janë rritur dënimet nga 5 në 15 vjet burgim për secilin.