Pejë

U rrahën mes vete në vendin e punës, arrestohen dy persona në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Pejë, pasi të njëjtit janë rrahur mes vete në vendin e punës.

Bëhet e ditur se dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe me pas janë intervistuar të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje verbale në vendin e punës janë rrahur në mes veti. Dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe me pas janë intervistuar të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti nën hetime”, thuhet tutje në raport.