U raportua se u arrestua, reagon Fjolla Morina

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina ka reaguar pas lajmeve të cilat qarkulluan sot se ajo është arrestuar.

Teksa ka publikuar një video në faqen e saj zyrtare në Instagram, Fjolla Morina ka shkruar “Te dyqani jom”. Në dyqanin e saj i cili bën shitjen e rrobave për femra.

Gjatë ditës mediat online raportuan se këngëtarja është arrestuar.

Lidhur me këtë avokati i saj ka thënë se “Fjolla Morina nuk është arrestuar, ajo është shoqëruar në stacionin policor. Një zyre e bashkëpunimit juridik në Kosovë, nuk e ka shfuqizu urdhëresën e gjykatës e cila e ka refuzu ekstradimin, tash po presim njoftimin, Fjolla nuk është e arrestume”.

Fjolla Morina ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Arrestimi i Fjolla Morinës u bë në shtator të vitit 2020, në pikën e kalimit kufitar Morinë, ku këngëtares iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zoraki” me 23 fishekë.

Ajo është justifikuar përballë oficerit të Krimeve se i ndërronte çantat e dorës shpeshherë dhe se nuk e dinte çfarë kishte brenda saj.

Bashkë me Morinën ishte arrestuar edhe biznesmeni Fisnik Syla, me të cilin këngëtarja ishte martuar gjatë kohës kur po kërkohej nga INTERPOL-i.