U raportua se serbët gjuajtën me armë zjarri afër saj, lajmërohet Donika Kadaj-Bujupi

Grupi “Kosovo Mountain Club” që eksplorojnë malet e vendit janë sulmuar nga serbët në veri.

Ky grup sot ishte duke ecur në vendin e quajtur Shijak i Bubes që është në veri të Kosovës.

Gjatë ditës së sotme, disa serbë kanë shkrepur plumba në drejtim të atletëve kosovarë.

Kjo ngjarje e klubit të atletëve kosovarë ishte paralajmëruar që 5 ditë, kurse u raportuar që pjesë e këtij grupi ishte edhe ish-deputetja, Donika Kadaj-Bujupi.

E lidhur me këtë, kjo e fundit ka reaguar përmes një postimi në Facebook.

Ish-deputetja ka publikuar një fotografi me mbishkrimin: Mitrovicë.