U raportua se kishte prishur raportet me Luanën, flet Fifi

Fifi kohë pas kohe gjen kohë që t’iu përgjigjet pyetjeve të shumta të fansave të saj, të cilët duan të dinë rreth jetës private dhe profesionale.

Së fundi, ajo u përgjigj në disa pyetje të ndjekësve, e një prej tyre i shkruan “A flet me luanen se ne dtl tende nuk kam pa urim nga ajo”.

Përgjigja e këngëtares ishte e prerë “E kam marr urimin privat.. ajo eshte e rendesishme. Jo cdo dashuri duhet te publikohet”.

Kujtojmë se kënga e fundit e Fifit titullohet “Maniak i dhimbjes”, në videoklipin e së cilës ishte edhe ish-konkurrenti i “Përputhen”, Fatjon Kuqari.