U raportua se ka vdekur Kim Jong-Un, dalin të vërtetat

Për herë të parë pas 11 prillit, Kim Jong-Un është shfaqur sërish në publik, për të diskutuar lidhur me kapacitetin e armëve nukleare të Koresë së Veriut, me udhëheqësit më të lartë ushtarakë.

Lideri 36-vjeçar, herën e fundit është parë më një maj, derisa po e inauguronte një fabrikë që merret me prodhimin e plehut artificial dhe nuk është parë më.

Në prani të Komisionit të Shtatë Qendror Ushtarak të Partisë së Punëtorëve të Koresë, Kim tregoi synimet për të rritur forcën e ushtrisë dhe për t’i vënë në gatishmëri forcat strategjike.

Që nga prezantimi i fundit, kanë kaluar gjithsej 24 ditë, kur u shfaq duke prerë shiritin e fabrikës, pas lajmeve të shumta se ai ka vdekur.

Në mediat sociale ka qarkulluar një fotografi ku gjoja dukej Kim Jong-Un në një arkivol xhami, ndërsa lajme ende të pakonfirmuara, bëjnë të ditur se Kim ka pasur një operacion në zemër, ndërsa edhe më herët thuhej se ai kishte probleme shëndetësore.