Sindikata e Policisë

U planifikua ulja e pagave të Policisë së Kosovës, reagon sindikata

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas paralajmërime për shkurtimet buxhetore në sektorin e sigurisë më saktësisht në Policinë e Kosovës.

“Sindikata e Policisë së Kosovës, pas njoftimit për shkurtimet buxhetore në sektorin e sigurisë (policisë), reagon ashpër lidhur me planifikimin e projekt-buxhetit për vitin 2021 për Policinë e Kosovës. Reagimi jonë vije pasi që drejtpërdrejt preket mirëqenia dhe të ardhurat e zyrtarëve policorë. Kështu, ne urgjent KËRKOJMË që të rishikohen shkurtimet e parapara buxhetore në paga dhe mëditje për Policinë e Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre.

Nga kjo sindikatë është thënë se në takimet që kanë pasur me zyrtar të institucioneve të vendit, çdoherë u është dhënë zotimi dhe premtimi se do të ketë rivlerësim të legjislacionit që rregullon mirëqenien e zyrtarit policor, duke përfshirë këtu sigurimin shëndetësore.

“Sindikata e Policisë së Kosovës, pas njoftimit për shkurtimet buxhetore në sektorin e sigurisë (policisë), reagon ashpër lidhur me planifikimin e projekt-buxhetit për vitin 2021 për Policinë e Kosovës. Reagimi jonë vije pasi që drejtpërdrejt preket mirëqenia dhe të ardhurat e zyrtarëve policorë. Kështu, ne urgjent KËRKOJMË që të rishikohen shkurtimet e parapara buxhetore në paga dhe mëditje për Policinë e Kosovës. Në takimet dhe diskutimet që kemi pas me zyrtar të institucioneve të vendit, çdoherë na janë dhënë zotime dhe premtime se do ketë rivlerësim të legjislacionit që rregullojnë mirëqenien e zyrtarit policor duke përfshirë sigurimin shëndetësor dhe aksidental, shujta ditore, udhëtimi dhe nevoja tjera imediate për Policinë e Kosovës”, është thënë tutje në reagim.

Tutje u shtua se planifikimi i projektbuxhetit për vitin 2021, e tregon të kundërtën e kësaj, pasi janë parashikuar zvogëlime në paga dhe mëditje për policinë.

“Planifikimi i projekt buxhetit për vitin 2021 e tregon të kundërtën e kësaj, sepse janë parashikuar zvogëlime në paga dhe mëditje për organizatën tonë. Andaj ne si Sindikatë e Policisë së Kosovës, REAGOJMË ASHPËR dhe në asnjë mënyrë nuk i pranojmë këto shkurtime. Puna dhe angazhimi jonë është i pandërprerë, jemi të angazhuar në çdo moment dhe për çdo punë që kërkohet në vend, jo vetëm për detyrat që parashikohen sipas legjislacionit mbi punën e Policisë së Kosovës, por edhe në asistenca dhe ndihmë për të gjitha institucionet dhe organizatat tjera të vendit. Përmes këtij reagimi, kërkojmë nga Ministri i Punëve të Brendshme, Komisionet Parlamentare, Kryeministri i vendit, por edhe nga çdo deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, që të ndikojnë në përmirësim të projekt-buxhetit në të mirë të Policisë së Kosovës. Si mund të shkurtohet buxheti në paga kur numri i policëve të rijë është rritur, disa gjenerata kanë diplomuar këtë vit e një tjetër është ftuar për të ndjekur trajnimet?!! Si mund të ketë shkurtime, kur policia duhet të paguhet për orët shtesë që janë të shumta?!!! Si mund të ketë shkurtime, kur policia ka nevoja për pajisje me të cilat duhet të kryej punët policore?!!!”

Përmes këtij reagimi, Sindikata e Policisë së Kosovës ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Komisionet Parlamentare, Kryeministri i vendit, por edhe nga çdo deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, që të ndikojnë në përmirësim të projekt-buxhetit në të mirë të Policisë së Kosovës.

“Ne kemi pritur që zotimet e dhëna për ngritje të mirëqenies dhe dinjitetit të zyrtarit policor, përfshirë rregullimin e sigurimit shëndetësor, sigurimit aksidental, përshpejtimit e rishikimit të ligjit për paga, pagesën e shujtës sipas legjislacionit në fuqi dhe transportin, të gjejnë mbështetje, kurse ndodhë e kundërta, planifikohet zvogëlim buxheti! Kërkojmë që të përfshihemi në ‘Pakon emergjente’ ashtu siç është premtuar nga Kryeministri dhe të mos ketë ndalesa në këtë drejtim derisa ka edhe nagazhime policore në luftën kundër pandemisë, prandaj kërkojmë nga Ministria e Financave që ta implementojë atë premtim, zotim.  Shpresojmë, që ata që do të përfshihen në diskutime dhe vendim-marrje rreth buxhetit të 2021-tës të kenë parasysh kërkesat tona, Sindikata e PK-së dhe anëtarësia e saj, do të përdorin të gjitha format sindikale për të mbrojtur dhe avancuar mirëqenien shëndetësore dhe sociale të pjesëtarëve të PK-së”, përfundon reagimi.