Meti Alshiqi

U përjashtua nga Big Brother për shkak të incidentit me Blerandon, Meti Alshiqi: Atë e shoh vetëm si fans

Meti Alshiqi u përjashtua nga Big Brother VIP Kosova 2 disa javë më parë.

Ish-banori doli për shkak të një sherri me Blerandon, të cilin e goditi në pjesën e barkut.

Ai ka qenë njëri nga konkurrentët më të zëshëm brenda, teksa për të ishte vetëm një lojë dhe si i tillë nuk është edhe jashtë.

Prezantuesi ka qenë i ftuar së fundmi në Prive, ku ka folur rreth incidentit dhe largimit të tij nga BBVK.

I pyetur se cila ishte pyetja më e shpeshtë që i është bërë këto ditë, ai nuk hezitoi të përgjigjej.

Foto: Screenshot/YouTube

“Përderisa je në një lojë nuk e di se çfarë vjen, pjesë e lojës, loja i ka këto, kështu që. Pyetja më e shpeshtë është pse dole, ke çka ke, ndodhi. Unë aty gjykohem si lojtar”, u shpreh Meti.

I njëjti mes tjerash u pyet edhe për Blerandon, ndonëse tha disa fjalë në lidhje me të.

Foto: Screenshot/YouTube

“Edhe aty brenda, atë e shoh vetëm si fans. Nuk kam ndonjë koment”, përfundon ai.