reagim

U përfol për ndarjen e tyre, reagojnë Fifi dhe Adisi

Një postim i Fifit mbrëmë që fliste për dashurinë bëri që në media të aludohej se dyshja i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.

“Kjo pra na qenka dashuria, të kesh dikë që të pret, dikush që nuk dorëzohet në ty, dikush që nuk largohet pas disa gabimeve, dikush që të do sado që ta largosh. Por ky person sot shumë rrallë ekziston”, shkruhej në postimin e Fifit që shumë shpejt u interpretua si ndarje nga Adis Patushi, shkruan lajmi.net.

Pas këtyre lajmeve reagoi vet artistja me anë të disa postimeve në rrjetin social Instagram duke deklaruar se lajmi për ndarje është ‘Fake News’.

Tutje këngëtarja me anë të një shkrimi të gjatë kërkonte qetësi dhe privatësi, pasi sipas saj të gjitha fjalët që shkruhen për të po prekin atë dhe njerëzit përreth saj.

Pas Fifit erdhi edhe reagimi i Adisit, i cili përmes një postimi në Instagram tregoi se lajmi nuk ishte aspak i vërtetë.

“Unë veç kom me i knu dashnisë për ty”, ishte mbishkrimi i Adisit në InstaStory.