U pa në det me një tjetër, i dashuri i deritanishëm ndahet nga Rita Ora

I dashuri i Rita Orës, Romain Gavras ka konfirmuar se ai është ndarë nga këngëtarja.

Rita aktualisht është në Down Under duke xhiruar audicionet e fshehura të “The Voice Australia” dhe nuk është parë me regjisorin francez që nga nëntori.

Por pas disa javësh thashetheme, është konfirmuar se çifti zyrtarisht nuk janë më së bashku – dhe u ndanë para Krishtlindjeve, shkruan DailyMail.

Një zëdhënëse e Romain, 39 vjeç, konfirmoi për DailyMail se marrëdhënia ka mbaruar për ‘muaj’, duke thënë: “Rita dhe Romain u ndanë muaj më parë për shkak të vështirësive në angazhimet e tyre përkatëse të punës. Ata mbeten miq të ngushtë”.

Rita dhe Romain si ndanë rrugët e tyre disa javë pasi Rita Ora theu rregullat anti-COVID duke organizuar festën editëlindjes së saj të 30-të në një restorant në lagjen Notting Hill të Londrës më 28 nëntor.

Regjisori francez, i cili jeton në Londër dhe ishte regjisor klipeve të reperëve të famshëm amerikanë Kanye West dhe Jay Z, filloi të takohej me Ritën pas ndarjes së saj nga i dashuri i atëhershëm, Andrew Watt në vitin 2019.