U pa duke puthur një vajzë, Keisi ka diçka për t’i thënë Stresit

Ditën e djeshme u përhap me shpejtesi në rrjete socilae një video ku Stresi shfaqej në club me një vajzë.

Në video reperi shihet teksa e puth në faqe vajzën ndërkohë ajo kthehet nga kamera dhe buzëqesh.

Ende nuk dihet nëse vajza në fjalë është mike apo një fanse e reperit por ish bashkëshortja e tij Keisi ka diçka për ti thënë.

Pak orë pas publikimit të videos, ajo ka postuar në “Instastory” një foto e cila dukej se ishte dedikim për reperin.

“Kur mjaftohesh me thërrime, do të jesh gjithmonë i uritur”, shkruan Keisi.

Pak kohë më parë, Stresi është shprehur se ende do ta rifitojë Kejsin dhe se nuk janë divorcuar.

loading…