Ka pasur zëra se Joey Essex dhe Rita Ora janë në një lidhje dashurie.

Së fundmi në mediat e huaja kanë qarkulluar disa fotografi në të cilat ylli televiziv, Joey Essex, është parë duke dalë nga apartamenti i këngëtares shqiptare, Rita Ora.

Pas kësaj thuhej se dyshja e kanë nisur një romancë mes vete e për herë të parë ka foluar Essex i cili e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se ai dhe Rita janë vetëm miq të mirë.

“Ne e njohim njëri-tjetrin prej vitesh. Ajo është një vajzë e bukur, por ne jemi thjesht miq. Rita është e këndshme”, tha Joey në një prononcim për The Sun.