U ndezën qirinjë për viktimat në Beograd, revoltohet Arbenita Ismajli: Marre, e keni knaq popullin tonë, veç kjo ju ka mbetë

Një sulm makabër ka ndodhur dy ditë më parë në Serbi, ku një 14 vjeçar ka vrarë nëntë persona.

Mbrëmjen e kaluar në Prishtinë kanë ndezur qirinjtë, shkruan lajmi.net.

Organizimi ishte i shoqërisë civile por në të u panë edhe figura politike, përfshirë Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun.

Por ky veprim duket se nuk i ka pëlqyer modeles Arbenita Ismajli.

Ndonëse është jashtë me punë, modelja nuka ka hezituar ta komentojë pak edh këtë.

“Marre, marre, marre. E keni kënaq popullin tonë, gratë shqiptare, edukimin e fëmijëve shqiptarë dhe edhe kjo iu ka mbetë”, është shprehur Arbenita./Lajmi.net/