U ndatë, por doni të ktheheni sërish: Ç’duhet të bëni si fillim?

Ndarja ndodhi dhe çfarë erdhi pas saj s’ishte fare e këndshme.

Nuk ndjeve asnjë ndjenjë çlirimi dhe malli po përkeqësohet ditë pas dite. E vendose, do ta rifitosh, por ke frikë sepse s’di si ta bësh këtë në mënyrën e duhur! Një tjetër sjellje e gabuar mund të jetë fundi i shpresave të tua, kështu që kini parasysh ca sjellje (të përgjithshme) kur doni të rifitoni dikë.

Kaloni pak kohë larg njëri-tjetrit

Rregulli numër një i çdo ndarjeje është të kaloni pak kohë veç. Mos e kontaktoni atë për 2 javë. Ndarjet janë shumë të lodhshme emocionalisht dhe juve ju duhet kohë për të marrë frymë, për t’u qetësuar dhe për t’i vënë gjërat në perspektivë.

Koha larg njëri-tjetrit do lejojë që gjërat të ftohen dhe ju do të jeni më pak të emocionuar. Gjithashtu do të keni kohë të mendoni për mënyrën se si ndiheni për ndarjen, ku gabuat dhe a dëshironi të ktheheni me të.

Përqëndrohuni tek ajo që doni

Gjatë kësaj kohe larg, gjeni kohë për t’u përqëndruar te vetja. Qëndroni single dhe shijojeni. Vlerësoni se kush jeni dhe se çfarë doni. Shkoni në palestër, gjeni një stil të ri veshjeje, dilni jashtë me miqtë, bëni miq të rinj, gjeni një hobi të ri. S’ka asgjë më sexy se një djalë që ka jetën e tij. Kjo do t’ju ndihmojë të rivendosni në vend vetëvlerësimin dhe sigurinë.

Nëse pas kësaj kohe (2 javë), gjatë së cilës i jeni kushtuar vetes, jeni ende të sigurt që e doni vajzën mbrapsht, kaloni në hapin tjetër.

Kuptoni përse erdhi ndarja

Hapi i parë për të rikthyer marrëdhënien tuaj është të kuptoni se çfarë nuk shkoi si duhet dhe pse ajo/ai u nda prej jush. Asnjë vajzë nuk do t’ju pranojë nëse ju nuk e dini se përse ju ka lënë. Mendohuni gjatë edhe thellë, derisa t’i përgjigjeni këtyre pyetjeve: Çfarë ju tha para se të ndaheshit?

Kontaktojeni

Nëse edhe pasi keni kaluar kohë vetëm e dëshironi përsëri, kontaktojeni. Cilëndo mënyrë që të zgjidhni, sigurohuni që mesazhi të jetë i lehtë dhe me nota lozonjare.

Mos u tregoni shumë seriozë gjatë takimit me të

Kujtohuni të ruani qetësinë. Caktoni një takim për drekë ose kafe gjatë ditës, njëlloj sikur po takoni një shoqe. Diçka më e rëndë se kaq, do t’ju bëjë të dukeni nevojtar dhe sikur po përpiqeni t’i bini në sy më shumë se ç’duhet. Sigurohuni që biseda të jetë e lehtë, flirtuese e argëtuese. Kujtojini asaj njeriun me të cilin ra në dashuri, jo atë me të cilin u nda.

Vazhdoni takohuni

Nëse e doni sërish pas takimit të parë, vazhdoni me këto takimet rastësore…

Shkoni drejt qëllimit

Pas disa takimesh, nëse doni të rilidheni me të, tregojini se çfarë mësuat nga javët, gjatë së cilave qëndruat të ndarë.

Tregojini se e kuptuat se pse u ndatë dhe se jeni duke punuar për ta përmirësuar atë gjë. Duhet t’i tregoni se jeni pjekur dhe se e keni dëgjuar atë që ajo ka thënë.

Nisni nga puna!

Pas pajtimit dhe pasi hareja e të kthyerit bashkë të përfundojë, është koha për të filluar punën me marrëdhënien. Duhet të punoni me gjërat, të cilat nuk funksiononin fillimisht.

Duhet ta dini që rikthimi zgjat për më tepër se një natë, prandaj tregojini asaj që jeni gati të shfaqni një version më të mirë të vetes, duke mos rënë pre e sjelljeve të vjetra. Këtë herë ju duhet komunikim i mirë dhe shumë durim. Nëse i keni këto, marrëdhënia me siguri do të zgjasë.