Fjolla Morina

U ndanë përfundimisht? Fisnik Syla shuan shpresat për një rikthim me Fjolla Morinën

Pas daljes nga burgu të Fjolla Morinës, u përfol se ajo i kishte dhënë fund edhe martesës me biznesmenin, Fisnik Syla. Dyshimet lindën pasi ata nuk shiheshin më në shoqërinë e njëri-tjetrit e madje këngëtarja nuk e ndiqte në Instagram.

Ndryshe nga Fjolla, Fisniku refuzonte ta hiqte nga Instagrami, e madje ishte një ndër të parët që pëlqente fotot e këngëtares duke i dhënë shpresa fansave se lidhja e tyre nuk ka marrë fund.

Por së fundmi as Fisniku nuk e ndjek më Fjolla Morinën në Instagram dhe dyshja nuk kanë asnjë shenjë nga njëri-tjetri në jetën e tyre publike.

Kujtojmë se Fjolla Morina dhe Fisnik Syla u martuan gjatë arratisë së këngëtares në Maldive, në një ceremoni private ku ajo veshi fustanin e bardhë.