“U mësuam të flasin italisht” George dhe Amal Clooney rrëfejnë gabimin më të madh me fëmijët e tyre

Aktori i Hollivudit George Clooney zbuloi se ai dhe gruaja e tij Amal Clooney kanë bërë një gabim të madh me fëmijët e tyre. Në një intervistë, ata u shprehën se binjakët 5-vjeçar Ella dhe Alexander kanë mësuar të flasin italisht, gjuhë që asnjë prej tyre nuk di të flasë.

“Kemi bërë një gabim të tmerrshëm. Ne i mësuam të flisnin italisht. Por ne nuk dimë italisht. Kështu i mësuam gjuhën që mund të përdorin për të na “dëmtuar. Dhe ne të dy nuk e dimë vërtet se çfarë thonë.”

George përmendi se fëmijët dinë edhe italishten por edhe frëngjishten.

“Unë jam nga Kentaki. Anglishtja është gjuha ime e dytë,” shtoi ai duke buzëqeshur.

Çifti u martuan në vitin 2014 dhe janë prindër të një vajze dhe një djali.