‘U mbush kupa’, Loco flet për debatin me Arjan Konomin

Ditën e sotme në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’,  ishte i ftuar ish konkurrenti i ‘Përputhen’, Elvisi Lushi, i njohur ndryshe si Loco i cili dha intervistën e parë, pas daljes së tij nga ‘Pëputhen’.

Shkak për largimin e tij u bë  fakti se Antonela dhe Elvisi u përfshinë në një debat të ashpër pas fotografisë së publikuar nga ai në Instagram. 

Në foto thuhej se ka dy lloj monstrash, një ndër to femrat që bëjnë çfarë duan dhe akuzojnë për maniakëri seksuale.

Antonela shpërtheu në lot dhe tha se u ndie e ofenduar nga kjo.

Ndërsa Arjani kërkoi përjashtimin e Elvisit. 

Por një puntatë më pas, Elvisi bëri të ditur se kishte marrë vendimin për tu larguar nga programi.

I pyetur nga moderatorja Eneida Ndoci në lidhje me tensionin e krijuar me opinionistin Arjan Konomi, dhe nëse ka patur një takim apo përballje me të jashtë kamerave për të sqaruar apo diskutuar mbi atë që ndodhi, Loco u shpreh:

“Jo nuk kam pasur një përballje.

Ka qenë një postim i patolerueshëm i Arjanit që un s’do ja toleroja aksujt por për faktin që ishte Arjani nuk kam folur personalisht për këtë çështje dhe nuk e kam nxjerrë në studio deri ne momentin që po më bënte diçka të padrjetë, u mbush kupa, dhe sikur më kujtoi mua se si person publik që duhet të mbaj përgjëgjësi për atë që postoj dhe ai duhet të mbajë për ato që poston sepse është person publik.”