Organizata Jo-qeveritare DardanaPress, në kuadër të projektit “Aktivizimi qytetar përmes ndërgjegjësimit për proceset vendimmarrëse në Komunën e Kamenicës” i cili realizohet në kuadër të projektit “GRAS – Grass Roots Action Support” i implementuar nga IKS, Lens dhe FES dhe financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka mbajtur trajnimin një-ditor me këshilltarët e Kuvendit Komunal, mbi rolin dhe detyrat e këshilltarëve.
Qëllimi i organizimit të trajnimit një ditor për anëtarët e Kuvendit Komunal është përfitimi i njohurive dhe dijeve praktike për rolin dhe detyrat e tyre në vendimmarrje komunale dhe përfaqësim të interesave të qytetarëve në proceset vendimmarrëse, si dhe njoftimi me kornizat ligjore dhe rregulloret e kuvendit komunal.
Si temë e veçantë e diskutimit ndërmjet akterëve lokal kyq, në trajnimin e organizuar me përfshirjen e Organizatave të Shoqërisë Civile, mediave lokale dhe këshilltarëve komunalë për te parë se cilat janë kërkesat e qytetarëve karshi adresimeve te cilat do të ndërmerren në kuadër të seancave të Kuvendit Komunal si dhe diskutimet se ku qëndron problemi i pjesëmarrjes se vogël të qytetarëve në vendimmarrje.
Si rekomandim kryesor qe ka dal nga trajnimi është rritja e nivelit te përformancës se këshilltarëve komunalë lidhur me proceset vendimmarrëse në nivel komunal përmes ngritjes se kapaciteteve të ofruara gjatë trajnimeve si dhe përfaqësimi sa më dinjitoz i kërkesave dhe nevojave të qytetarëve deri në përfundim të mandatit.
Ne këtë trajnim përveç këshilltarëve komunalë kanë marrë pjesë anëtar të shoqërisë civile, zyrtarja për barazi gjinore, grupi joformal i grave, media lokale.
Ky projekt është i financuar nga BE-ja, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe i përkrahur nga: IKS, Lens dhe FES dhe zbatuar nga DardaPress.







