U mbajt protesta që kërkon përgjegjësi për vdekjen e punëtorëve

Në kërkim të përgjegjësisë për vdekjet në vendin e punës dhe masave për parandalimin e vdekjeve tjeta të mundshme, u protestua para Qeverisë së Kosovës.

Protesta filloi me një marsh nga sheshi”Zahir Pajaziti” për të vazhduar para objektit të Qeverisë së Kosovës, ku u në rrethojat e saj u vendosën 93 helmeta, në shenjë kujtimi për 93 punëtorët që gjetën vdekjen në vendin e tyre të punës.

Ky numër i viktimave u shënua për më pak se pesë vjet.

Oraganizatori i kësaj proteste Kushtrim Mehmeti nga OJQ “Beyond the Wall” tha se gjendja momentale mund të konsiderohet gjendje lufte. Ai theksoi se aktivitete të tilla do të vazhdojnë nëse institucionet nuk ndërmarrin masa.

Mehmeti potencoi se duhet të shtohet numri i inspektorëve, në mënyrë që të parandalohen rastet e tilla.

“Inspektorati po thotë se ka inspektime por s’ka rezulata. Shqetësuese se numri i inspektorëve është 40. ATK ka 400 sosh, që tregon se shteti për pare është i interesuar. Para vitit tjetër duhet me u shtu numri. Ata po shiten për një hamburger. Jeta e një punëtori nuk duhet të merret për një hamburger”, tha ai.

Në përkrhaje të protestës ishte edhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Isuf Azemi.

Ai, deklaroi se shteti nuk ka treguar interesim për rastet e tilla dhe edukimin e pronarëve të kompanive si dhe të punëtorëve.