Reperja

“U lodha duke diskutuar”, Cardi B flet për herë të parë rreth divorcit me Offset

Një pjesë e çifteve pas ndarjes përfundojnë të lënduar, por kjo nuk duket se ka ndodhur me rep-artisten Cardi B.

27-vjeçarja thuhet se ka filluar procedurën e divorcit, ndërsa ka treguar se nuk ndihet keq për një veprim të tillë, shkruan Daily Mail.

Në një paraqitje në rrjetin social Instagram, ajo tha: “Dua të ju them faleminderit shumë. Sidoqoftë desha t’iu informojë se nuk kam derdhur asnjë lot”.

Offset, partneri i reperes më parë është aluduar se e kishte tradhtuar, teksa Cardi insistoi që të mos ndahet nga ai.

“Këtë herë nuk kam qarë, e dini pse? Arsyeja e divorcit nuk ka të bëjë me asgjë në të kaluarën. Nuk ka të bëjë me tradhtinë”, shtoi ajo.

Interpretuesja e hitit “WAP” ndër të tjera kishte shpjeguar se është lodhur nga diskutimet e pafund që bënte me Offset.

Dyshja gjatë vitit 2018 ishin ndarë për herë të parë, ndërsa në “Grammy Award 2019” kishin bërë të ditur ribashkimin.