Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.

Ndaj këtij lajmi ka reaguar zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi.

Kuçi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “kryeparlamentarin e kemi mashtrues”.

Ajo ka kujtuar se si Konjufca me krenari kishte pranuar se kishte gjuajtur me gaz-lotsjellës derisa ka përmendur rastin se si Driton Çaushi ishte dënuar me 14 muaj burgim me kusht.

“Glauk Konjufca sot u shpall i pafajshem per hedhje te gazit lotesjelles ne Kuvend, perderisa Driton Çaushi denohet 14 muaj burgim me kusht. Glauku ne 2019 e ka pranu vepren me mburrje, ndersa para gjykate ka rrejte edhe vet edhe avokatja ne emer te tij. Kryeparlamentarin e kemi mashtrues”, ka shkruar ajo.

VIDEO BONUS: Glauk Konjufca shpallet i pafajshëm për akuzat për lotsjellësin në Kuvend