U lëndua aksidentalisht, vdes në QKUK burri nga Podujeva

Si pasojë e një lëndimi aksidental, pas disa ditësh qëndrimi në QKUK, ka vdekur një burrë

Në raportin e Policisë thuhet se viktima është lënduar aksidentalisht më 23 qershor, përcjell Ballkani.info

“LËNDIM AKSIDENTAL /Podujevë 23.06.2022 – 07:56. Lidhur me rastin, nga QKUK është njoftuar se viktima mashkull kosovar, ka vdekur”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore./Ballkani.info