Kryetari i LDK-së

U kritikua se po del jashtë themeleve të LDK-së, Abdixhiku: Rruga e Re është identitare rugoviste

“Rrugë identitare rugoviste”, e ka quajtur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku programin politik “Rruga e Re”.

Sipas tij ky program është rrugë për Kosovën, e domosdoshme, pasi që sjellë zgjidhje konkrete për problemet në Kosovë.

“’Rruga e Re’’ është rrugë për Kosovën, e domosdoshme. Është rrugë identitare rugoviste. Duhet ta kuptoni konceptin e programit që kemi. Pas zgjedhjeve qendrore, kam qenë politikani i vetëm që kam dalë dhe fol me qytetarë. Kam bërë takime në 30 qytete, në bashkëbisedim të hapur. Pastaj kemi zhvilluar takime me mediat, shoqërinë civile e ekspertë, ligjërues diplomat dhe sektorin privat. Kemi dalë me një program konkret i cili gjatë muajit nëntor do të bëhet publik gjatë konventës sonë programore.

Ndër të tjera, i pyetur nga gazetarët dhe analistët në emisionin Konfront në KTV, shtoj se: “LDK-ja ia ka sjellë lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës dhe sa jam unë këtu, nuk mund ta ofendojë askush LDK-në.”

Abdixhiku ka treguar se programi Rruga e Re do të publikohet në detaje në Konventën e LDK-së, e cila do të mbahet në nëntor.