Dje është organizuar “Darka e Lamës”, ku morën pjesë krerët e shtetit.

Në këtë organizim mori pjesë presidentja Vjosa Osmani së bashku me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriun, e afër tyre u pa edhe kryeministri Albin Kurti, shkruan lajmi.net.

Prezenca e bashkëshortit të presidentes, Prindon Sadriut, u kritikua mjaft shumë në rrjetet sociale, duke marrë parasysh organizimet e tilla të kaluara, ku kanë marrë pjesë ambasadorë të shumtë.

Por, përveç bashkëshortit, presidentja Osmani mori me vete edhe motrën e saj, Blinera Osmanin.

Kjo e fundit ka postuar në rrjetin social Instagram edhe një ‘selfie’ së bashku me presidenten.

Kujtojmë se “Darka e Lamës” u kritikua edhe nga shoqatat e ndryshme të cilat raportuan se nuk janë respektuar masat anti-COVID19.