U kritikua në Beograd për rastin e plagosjes në veri, reagon Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jörn Rohde, ka reaguar për një incident në Veri ku mbeti i plagosur një qytetar serb në Zveçan.

Ai të martën është kritikuar nga drejtori i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i cili ka kërkuar nga ambasadori të reagojë, duke shtuar se “për raste tjera ai reagon në sekonda”.

Për këtë rast ka pasur reagime nga ambasada e SHBA-ve në Kosovë, por edhe prej zyrës së Bashkimit Evropian. Ndërkaq sot erdhi edhe reagimi i ambasadës së Gjermanisë.