U kritikua ashpër për paraqitjen në TV, reagon Arta Nitaj e nervozuar: S’po ua marrim bukën e gojës, nuk dua poste

Aktorja e Serialit ‘O Sa Mirë’, Arta Nitaj e cila njihet për personazhin e ‘Xhesikës’, ditë më parë iu është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Ajo nuk është artistja e vetme që iu bashkua skenës politike të Kosovës, pasi rrugën e saj e kanë ndjekur edhe shumë kolegë të tjerë.

Së fundmi, ajo është paraqitur në një emision televiziv në Kosovë, ku u kritikua në masë të madhe nga të dy gjinitë, kjo më shumë për mungesën e njohurive rreth partisë ku ajo është anëtarësuar.

Aktorja, modelja, moderatorja apo tashmë edhe politikania, si duket nuk ka mundur t’i durojë kritikat e shumta në drejtim të saj, me ç’rast ka reaguar me një lloj statusi në rrjetin social InstaStory.

“Per krejt ata qe skan prit mem pa edhe ne politike, kerkoj falje qe jau kom prish rahatin po gjithsesi pom vjen mire qe jeni aktivizu pak masi skeni qa me bo krejt diten bile mereni me ket ceshtje.. Edhe inhere per juve qe skeni mujt me kap, nuk synoj poste politike, as sjom deklaru qe di per politike as per historin e kalume te partis, jom antatsu me kontribu bashk me rinin e mrekullueshme te vendit tim. Per me fol per te arriturat e vizionet e parits ka njerz adekuat qe punojne pa ndale me vite per ket vend. Uroni fat e sukses te rinjve se nuk jena tu jau mar buken e gojes”, ka shkruar Nitaj.

Ndryshe, rrugën e saj e kanë ndjekur së fundmi edhe aktorë, grimerë, këngëtarë e sportistë

loading…