U kapen për një vajzë, ky është polici që qëlloi me armë në drejtim të 24 vjeçarit

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me të shtënat me armë zjarri në qytetin e Vlorës.

Konflikti mes dy personave degradoi në përdorimin e armëve.

Sipas Abc, polici që qëlloi me armë zjarri djalin e kryeplakut të Kaninës është Lisjan Myrtaj.

Raportohet se sherri ka ndodhur për një vajzë. Në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja, ndërsa një prej plumbave ka thyer xhamin e Benzit në pronësi të kryeplakut të Kaninës, i cili në atë moment drejtohej nga djali i tij 24-vjeçar Juxhino Aliaj.