U kap me drogë në Greqi, këngëtari shqiptar dënohet me pesë vite burg

Artisti shqiptar, Arian Begaj është dënuar nga gjykatat greke me 5 vite burg për akuzën e trafikut të drogës.

Rreth një vit më parë këngëtarit shqiptar gjatë kontrolli të autoriteteve greke në shtëpi, i janë sekuestruar 50 gramë kokainë, 1 kg hashash, 9230 euro, një pistoletë dhe 4 gëzhoja të kalibrit 6.35 mm.

Bashkë me të, në atë kohë u arrestua dhe bashkëpuntori i tij, një shtetas grek.

“Ai është një nga këngëtarët më me ndikim shqiptar në rrjetet sociale. Veçanërisht i dashur në vendlindje, Arian Begaj i ka kushtuar shumë këngë të tij bashkatdhetarëve emigrantë që ndodhen në çdo cep të botës. Ai kishte zgjedhur të kalonte pjesën më të madhe të jetës së tij në Greqi, ku së bashku me të bashkëpuntorin e tij grek u përfshinë në një rast trafiku droge, si rezultat i të cilit u arrestuan nga persona të Prokurorisë së Narkotikëve dhe u dënuan me 5 vite burg”, shkruan Protothema.