Policia e Kosovës

U kap me 11 kg drogë, Policia arreston një të dyshuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje gjatë patrullimit në fshatin Llovcë të Gjilanit kanë vërejtur lëvizje të dyshimta të një veture me targa vendore.

“Policia e Kosovës, konkretisht njësia patrulluese e Policisë Kufitare në Gjilan, në kuadër të luftës për parandalim dhe luftim të veprave të kundërligjshme, më datën 30.01.2024, rreth orës 14:30 gjatë patrullimit rutinë në fshatin Llovcë, kanë vërejtur lëvizje të dyshuara të një veture VË ngjyrë hiri me  targa vendore.”

Vetura ka tentuar të shmanget, ku gjatë largimit ka goditur një prej policëve.

“Vetura me të vërejtur zyrtarët policorë ka tentuar të shmanget, ku gjatë largimit ka goditur njërin prej zyrtarëve policor, duke i shkaktuar lëndime trupore.”

Njësia kufitare ka arritur ta ndalojë veturën, të cilën e ngiste i dyshuari E.A., 23 vjeç dhe gjatë kontrollit në veturë janë gjetur 11 kilogramë marihuanë.

“Nga zyrtarët e njësisë kufitare është arritur të ndalohet vetura, të cilën e ngiste i dyshuari E.A., m/k (viti i lindjes 2001). Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë të përgjithshme rreth 11 kg.”

Kontroll është kryer edhe në dy shtëpi të banimit, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

“Nga Njësiti i Trafikimit me Narkotikë, në konsultim me prokurorin e shtetit janë ndërmarrë veprime hetimore duke kryer kontroll në dy shtëpi të banimit, ku nuk është gjetur asgjë e dyshuar.”

I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa edhe një person tjetër gjendet në kërkim policor.

“Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është ndaluar për 48 orë, kurse është identifikuar edhe një person tjetër i dyshuar i cili gjendet në kërkim policor.”

“Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa dhe veprime ligjore ndaj të gjithë personave qe janë të përfshirë në vepra penale, në veçanti edhe ndaj atyre të cilët bëjnë trafikim me substanca narkotike.”

BONUS VIDEO: Haradinaj në Pentagon, pritet nga drejtori për Politikat e NATO-s në Zyrën e Sekretarit të Mbrojtjes