Zëvendëskryeministrja në largim, Emilija Rexhepi ka thënë se Duda Balje nuk do të jetë ministre.
Këto deklarata, shkurt ajo i bëri para Kuvendit të Kosovës, derisa pritet të mbahet seanca konstituive.
“Nuk është Duda Balje ministre” – tha ajo, transmeton Nacionale.
Anise pati mundësi të votojë raportin e Komisionit për verifikimin e mandatave, duke marrë parasysh se prezentë ishin 100 deputetë në sallën e Kuvendit të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje të enjten nuk e bëri një gjë të tillë duke e shtyrë krejt këtë proces kështu edhe për 48 orë të tjera.







